Kokaina dhe eurot e sekuestruara

Bota

Itali/ Merrte asistencë si i papunë, 35-vjeçari shqiptar kapet me gati 1 kg kokainë dhe 40 mijë euro cash! Trafiku nga interneti, porositë me ‘dërgesë ekspres’

3 Mars, 16:23| Përditesimi: 3 Mars, 16:28

  • Share

Itali- Një 35-vjeçar shqiptar që ishte i papunë dhe trajtohej me asistencë sociale, ka gjetur një tjetër mënyrë për të siguruar fitime më shumë: përfshirja në biznesin ilegal të shitjes së drogës.

I riu ishte pjesë e korrierëve në zonën e Colombo të Romës. Doza e drogës porositej përmes platformave të rrjeteve sociale dhe mesazheve, e më pas dërgohej në shtëpi nëpërmjet korrierit. Policia ha se aktiviteti kryhej kryesisht nëpërmjet internetit. 

Agjentëve u është dashur të survejojnë komunikimet në internet, telefona dhe madje ndjekje në terren, për të arritur tek shqiptari, i cili kishte në patronazh kryesisht lagjen e Garbatella dhe rrethinat e saj.

Oficerët ndoqën makinën e shqiptarit, i cili e parkoi pranë një supermarketi. Pak më tej e priste porositësi i mallit, po me makinë. Gjithashtu ata panë edhe momentin kur zarfi i drogës u shkëmbye me një tufë parash.

Në atë moment hetuesit nisën aksionin, duke prangosur të dyshuarit. Shqiptari sapo pa oficerët, nxitoi të fshihte zarfin e tij nën xhaketë. Në total 100 doza kokaine dhe kraku (crack), gati për t'u shpërndarë për klientët nëpërmjet internetit. 

Personi tjetër u justifikua se paratë ishin për të paguar një kredi. Kontrolli i mëpasshëm i shtëpisë i kryer nga policia, zbuloi peshore precize dhe materialit të paketimi, e mes tyre 600 gramë lëndë narkotike të tjera, gati për shpërndarje. Gjithashtu në një fletore ku mbaheshin edhe shënimet për detajet apo operacionet e biznesit ilegal. Kërkimet e hollësishme zbuluan edhe 40 mijë euro cash, të paketuara mirë, informon media italiane. 

Shitësi i shumicës së bashku me korrierin e tij të kapur në flagrancë të shkëmbimit u arrestua për posedim dhe tregtim të lëndëve narkotike. Pasi ka vërtetuar veprimet e Policisë së Shtetit, gjyqtari ka vendosur masën e arrestit në shtëpi për 35-vjeçarin shqiptar.

Kokaina dhe eurot e sekuestruara shqiptarit

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?