Mjeku Carlo Mosca

Mjeku në Itali vriste pacientët me COVID zbulohen mesazhet shokuese: Lironi shtretërit për pacientët e tjerë

26 Janar 2021, 12:54| Përditesimi: 26 Janar 2021, 17:13

  • Share

ITALI- Historia e mjekut Carlo Mosca në spitalit Brescias në Itali ku qëllimisht i jepte pacientëve me COVID-19 ilaçe me efekt anestetik dhe bllokues neuromuskular dhe si pasojë kanë humbur jetën 2 persona, ka shokuar të gjithë. 

Ditën e sotme janë publikuar edhe mesazhet tronditëse kundrejt kolegëve për pacientët e tij.

“Lironi shtretër për pacientët e tjerë”, është një prej mesazheve të Whatsapp të doktorit Carlo Mosca me një infermiere dhe një tjetër koleg.

“Unë nuk do e bëj këtë, kjo është çmenduri. Unë nuk do t’i vras pacientët vetëm se ai kërkon të lirojë shtretërit”, u përgjigj kolegu për vendimin e mjekut për ti injektuar pacientëve dy ilaçe që përdoren zakonisht para intubimit.

Të dhënat datojnë në Marsin e kaluar, kur shpërtheu pandemia dhe numri i lartë i infeksioneve preku spitalet, duke shkaktuar tejmbushje të tyre. Karabinierët e Brescia, dy muaj pas ngjarjeve, duke mbledhur dhe përpunuar informacione në lidhje me mundësinë që vdekja e disa pacientëve, në dhomën e urgjencës së një spitali në provincë, ishte shkaktuar nga praktikat mjekësore të ndërmarra me vetëdije nga një mjek filluan hetimet. Pas hetimeve të zhvilluara u zbulua se shumë pacientë kishin pasur përkeqësim të ndjeshëm  dhe të papritur . Tre trupa u zhvarrosën që t'i nënshtroheshin autopsisë dhe hetimeve toksikologjike. Hetimet zbuluan, brenda indeve dhe organeve të njërit prej tyre, praninë e një ilaçi anestetik dhe relaksues të muskujve që përdoret zakonisht në procedurat e intubimit dhe qetësimit të pacientit, të cilat nëse përdoren jashtë procedurave dhe dozave specifike, mund të çojë në vdekjen e pacientit.

Për më tepër, në regjistrat mjekësorë të të ndjerit nuk është shënuar përdorimi i atyre ilaçeve që ka përdorur mjeku, dhe si pasojë akuzohet edhe për falsifikim të një dokumenti publik.

Aktualisht, Carlo Mosca 47-vjeçari ndodhet në arrest shtëpie për vrasjen e 2 pacientëve me COVID-19 në valën e parë të infeksioneve dhe mos regjistrimin e ilaçeve që përdorte ndaj pacientëve.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?