Për herë të parë që pas situatës emergjente me koronavirusin Codogno, një nga vendet më të prekura me këtë virus, nuk ka shënuar asnjë person të infektuar gjatë 24 orëve të fundit. E arritjen e këtyre rezultateve, drejtuesi i këtij qyteti ia derivon marrjes së masave seriozisht dhe karantinimit të qytetarëve.
"Ne jemi veçanërisht të kënaqur me atë që na duket të jetë një rezultat i shkëlqyeshëm” - tha Francesco Passerini , kryetar i qytetit si dhe president i Provincës së Lodi – “por ne, që kemi qenë zona e kuqe e zonës së Lodiut, e kemi marrë seriozisht karantinën, dhe kjo është padyshim arsyeja pse ne jemi tani duke dëshmuar rënien për të cilën shpresonim ".
"Beteja nuk ka mbaruar, por nëse vijojmë të sillemi në mënyrë inteligjente dhe zbatojmë masat e diktuara nga qeveria, atëherë mbeten vetëm edhe disa javë sakrificë dhe atëherë do të jemi jashtë saj", ka përfunduar kryetari i bashkisë.