Amela Drini (viktima)

Bota

Itali/ Ndërron jetë 50-vjeçarja shqiptare, u përplas nga makina (EMRI)

21 Mars, 12:52| Përditesimi: 21 Mars, 15:06

  • Share

ITALI-Amela Drini, 50 vjeç, me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në Itali, në komunën e Follina-s.

Sipas mediave italiane, Drini u përplas nga makina më 13 mars. Menjëherë pas aksidentit u dërgua në spital por pavarësisht ndihmës, nuk arriti t’ia dilte dhe ndërroi jetë ditën e djeshme, 20 mars.

Shkak i tragjedisë me sa duket ishte fushë pamja e dobët dhe shiu i rrëmbyeshëm atë mbrëmje, i cili nuk e lejoi shoferin të shmangte përplasjen me 50-vjeçaren, e cila jetonte pak hapa larg vendit ku ndodhi aksidenti, në via Sofia Da Camino.

50-vjeçarja mori një goditje fatale në kokë dhe qëndroi në reanimacion në terapi intensive për një javë, por fatkeqësisht ditën e djeshme mbylli sytë përgjithmonë.

Administrata Bashkiake i ka shprehur ngushëllime të përzemërta familjes së Amela Drinit.

“Në këtë moment pikëllimi të madh, jemi pranë familjes dhe të gjithë atyre që patën privilegjin ta njohin atë, duke ndarë barrën e kësaj humbjeje të dhimbshme’, thuhet në njoftim.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?