Momenti i arrestimit të 30-vjeçarit shqiptar

Bota

Itali/ Ndjekje me shpejtësi skëterrë, ‘piloti’ shqiptar rrezikon policë dhe udhëtarë, kapet pas 60 km! Do të dëbohet nga vendi

9 Gusht, 16:18| Përditesimi: 9 Gusht, 16:25

  • Share

Terni- Një shqiptar u kap pas një ndjekjeje me shpejtësi skëterrë nga policia në Terni të Italisë, duke rrezikuar jetët e udhëtarëve dhe oficerëve në aksion. Edhe pse nuk kishte asgjë të dyshuar në makinë, ai vijoi aventurën e tij, duke shkaktuar edhe një aksident.

Udhëtimi i 30-vjeçarit përfundoi vetëm pas rreth 60 km dhe mbi gjysmë ore me shpejtësi të lartë, gjatë së cilës një parakalim në drejtim të gabuar në Via Lucania shkaktoi një përplasje me një makinë tjetër, për fat të mirë pa lëndime serioze.

Ndjekja e gjatë që përfshiu rrugët e periferive të Ternit dhe zonën e Rietit, duke rrezikuar sigurinë rrugore, por që përfundoi me arrestimin e një shtetasi shqiptar. I dyshuari, një 30-vjeçar, u kap pas një sërë manovrash të rrezikshme, përfshirë një aksident me makinë, në të cilin ai ishte i përfshirë.

Gjithçka filloi dje pasdite, rreth orës 18:00 (8 gusht), kur një makinë patrullimi ndërpreu makinën e të arratisurit dhe i urdhëroi të ndalonte. Shoferi, në vend që të ndalonte, u kthye mbrapsht dhe papritmas përshpejtoi, duke shkaktuar një ndjekje me shpejtësi të lartë. 

I arratisuri vazhdoi udhëtimin e tij përgjatë Via Tre Venezie, duke i rrezikuar të gjithë teksa vazhdoi në SS79Bis, drejt Rietit.

U deshën disa mjete policie e patrulle që në daljen e Contigliano, kur shqiptari dështoi në  një kthesë dhe u arrestua.

Ai u dërgua më pas në selinë e policisë, ku iu nënshtrua një kontrolli personal dhe të automjetit. Megjithëse nuk u gjet asnjë lëndë narkotike, makina, e cila u gjet se ishte marrë me qira nga një kompani në Italinë Veriore, u sekuestrua, informoi media italiane.

30-vjeçari u arrestua me akuzat për rezistencë ndaj një zyrtari publik, drejtim të rrezikshëm të mjetit dhe vepra të tjera penale, teksa ditën e sotme u lëshua nga gjykata me urdhër për të mos qëndruar më në Terni. Gjithashtu do të jetë nën hetim dhe në pritje për dëbim nga Italia.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?