Policia italiane e Cassino gjatë operacionit për kapjen e 'skifterëve'

Bota

Itali/ Ndjekje si në filma, banda e ‘skifterëve’ braktis makinën dhe arratiset! Kapet nëpër fusha një nga shqiptarët, ‘viktimë’ e vjedhjes edhe pastiçieri i njohur

4 Dhjetor 2024, 16:22| Përditesimi: 4 Dhjetor 2024, 16:25

  • Share

Itali- Arratisja nëpër fusha nuk e ndihmoi aspak një shqiptar të dyshuar për vjedhje, që t'i shpëtonte arrestimit nga oficerët e Policisë Rrugore të Cassino të Italisë. 

Ai dyshohet se është pjesë e një organizate ‘skifterësh’ që vepronte në zonë dhe që mbrëmjen e djeshme (3 Dhjetor), kishte marrë pjesë në plaçkitjen në seri të disa shtëpive në Cassinate, në zonën midis San Vittore del Lazio dhe Rocca d'Evandro.

Aksioni u krye nga efektivët e nënseksionit A1 të Policisë Rrugore, ndërsa sipas medias italiane, bashkëpunëtorët e tij mundën të arratiseshin.

Grupi lëvizte me një mjet “Opel Mokka”, të cilin e braktisën gjatë ndjekjes policore. Nuk dihet numri i personave që ishin brenda, pasi vetëm shqiptari u arrestua.

Ishte denoncimi i qytetarëve mbrëmjen e djeshme që tradhtoi bandën e hajdutëve. Policia tha se mes shtëpive të plaçkitura ishte edhe ajo e një pastiçieri të njohur në vend, pa e identifikuar. Shqiptari ndodhet në paraburgim, teksa pritet që hetimet të identifikojnë edhe bashkëpunëtorët e tij.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?