Pajisjet e sekuestruara bandës së 'skifterëve' shqiptarë në italia

Bota

Itali/ Ndjekje si në filma, karabinierët gjurmojnë bandën shqiptare të ‘skifterëve’! Arrestohet 'piloti' 30-vjeçar, 3 të tjerët arratisen

7 Janar, 19:16| Përditesimi: 7 Janar, 19:23

  • Share

Itali- Policia italiane arrestoi një 30-vjeçar shqiptar në Albano Laziale, pas një ndjekjeje të automjetit të tij dhe një skenë si në filma aksion. 

Por 3 pasagjerët që ishin brenda në mjet (dyshohet se janë po shqiptarë), mundën të arratiseshin në këmbë, pas rrëmujës së krijuar në zonën e ngjarjes.

Pas ndalimit dhe kontrollit, iu gjetën në makinë mjete që shërbenin për të kryer grabitje dhe pajisje të dyshimta që u sekuestruan si prova materiale.

Dyshohet se shqiptari është pjesë e një bande skifterësh, që operonte në Castelli Romani. Pasi pikasi patrullën e karabinierëve, i riu u përpoq t’i shmangej kontrollit. Ai rriti shpejtësinë dhe tentoi arratisjen, por patrullat e bllokuan në ndjekje.

Ngjarja ka ndodhur orët e vona të 5 janarit, teksa në bord ka pasur të paktën 4 persona të dyshuar. Shpejtësia e shoferit vuri në rrezik edhe efektivët e patrullës dhe shoferët e tjerë që qarkullonin në ato momente. Tre pasagjerët sipas medias së vendit fqinj, mundën të arratiseshin në këmbë, por jo shoferi 30-vjeçar.

Midis sendeve të sekuestruara ishin një gërshërë elektrike, një kamxhik, një shkallë teleskopike, disa radio me dy drejtime, tre kapele, kaçavida dhe leva. I arrestuari nuk ka mundur të japë shpjegime të besueshme në lidhje me praninë e këtyre instrumenteve në bagazhin e tij, duke nxitur dyshimet e hetuesve.

Gjithashtu shqiptari akuzohet edhe për rezistencë dhe kundërshtim të policisë. 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?