Materialet e sekuestruara grupi shqiptar

Bota

Itali/ Ndjekje si në filma, ‘skifterët’ shqiptarë përplasin makinën e karabinierëve, plagosen 3 efektivët! Arrestohen 3 nga të dyshuarit, njëri arratiset

22 Janar, 15:55| Përditesimi: 22 Janar, 15:58

  • Share

Caserta- Tre ‘skifterë’ shqiptarë të dyshuar për një seri grabitjesh në zonën e Caserta në Itali, u arrestuan nga karabinierët e kompanisë Cerreto Sannita të Napolit.

Gjatë përpjekjes për arratisjes e tyre, të rinjtë e moshës 24-30 vjeç përplasën edhe makinën e policisë, duke shkaktuar gjithashtu plagosjen e 3 prej efektivëve në aksion.

Arrestimi erdhi në përfundim të një ndjekjeje që zgjati disa kilometra, gjatë së cilës kriminelët përplasën edhe makinën e Karabinierëve.

Karabinierët hasën një mjet “Fiat Bravo” të dyshimtë me 4 persona në bord, i cili nuk u ndal dhe vazhdoi udhëtimin me shpejtësi të madhe. Gjatë ndjekjes së rrezikshme, autorët goditën mjetin e efektivëve, që ia dolën ta bllokonin veturën e agresorëve.

Shqiptarët braktisën mjetin duke vazhduar arratisjen në këmbë. Karabinierët mundën të prangosnin 3 prej tyre, kurse i katërti mundi të ikte.

Gjatë kontrollit u gjetën sende materiale që shërbenin për plaçkitje dhe të vjedhura. Një çantë shpine me pishtarë, radio marrëse me dy drejtime dhe mjete të ndryshme, informon media italiane.

Gjatë operacionit të furishëm, tre karabinierë kanë pësuar lëndime personale me prognozë nga 12 deri në 20 ditë. Të arrestuarit u transferuan në burgun e Beneventos. Ata dyshohen përgjegjës për dhjetëra plaçkitje në zonë, teksa autoritetet përballë dukurisë shqetësuese kanë rritur numrin në 70 patrulla në ditë në Benevento.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?