ITALI- Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte do të konsiderojë mundësinë e modifikimit të masës e cila konsistonte në ndalimin e lëvizjes së qytetarëve nga qyteti në qytet.
Sipas burimeve parlamentare, ende pa u bërë zyrtare, Conte po ri mendon masën e marrë nga qeveria për ndalimin e lëvizjes mes qyteteve në data 25, 26 dhjetor dhe 1 janar. Nëse kjo do të realizohet, atëherë dekreti për masat anti-covid i cili ka hyrë në fuqi më datë 4 dhjetor do të pësoi ndryshime.
Ky dekret i Contes dhe pikërisht kjo pikë ka shkaktuar shumë kundërshtime nga figura politika të ndryshme. Kreu i partisë demokratike Andrea Marucci tha shprehimisht "Unë ende shpresoj të jem në gjendje të modifikoj dekretin e qeverisë”, kjo për arsye të lëvizjes së lirë të qytetarëve gjatë festave. Ministrja e bujqësish gjithashtu ka thënë se "ndryshimi i mendimit është një shenjë e mençurisë". Të gjitha këto kundërshtime duket sikur kanë bërë Conten të konsideroj mundësinë e modifikimit.
Qeveria italiane është mjaft e vendosur për sa i përket dekretit dhe masave shtrënguese për minimizimin e rasteve të reja me COVID-1 por duket se Kryeministri do të bëjë një lëshim për sa i përket lëvizjes së qytetarëve nga qyteti në qytet.