Karroca e invalidit e shqiptarit dhe çanta ku u gjet droga dhe thika

Itali/ Në karrocë invalidi dhe me arrest shtëpie, por 39-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë! I gjenden një thikë, euro dhe drogë

24 Tetor, 13:01| Përditesimi: 24 Tetor, 13:05

  • Share

Romë- I njohur tashmë për policinë për shkak të masës së arrestit në shtëpi dhe si person me aftësi të kufizuara pasi lëvizte me karrocë invalidi, një 39-vjeçar shqiptar i është nënshtruar menjëherë kontrollit, veçanërisht për të verifikuar nëse posedonte leje për të qarkulluar jashtë banesës.

Ndërhyrja u bë në zonën e “Giardineti” në Romë, teksa i dyshuari u pa duke qëndruar para një farmacie në karrigen me rrota.

Pasi u konstatua se burri ishte ende brenda afatit të lejuar, pas kontrollit të mëtejshëm policia i gjeti atij një thikë rreth 22 cm të gjatë; Gjithashtu, në çantën që kishte me vete, efektivët gjetën 20 doza me mbi 65 gramë kokainë dhe 1325 euro para të gatshme.

Në përfundim të hetimeve, i riu është arrestuar pasi dyshohet për veprën penale të posedimit me qëllim shitjen e lëndëve narkotike, shkruan "TerzioBinario", duke iu referuar autoriteteve. Por në ndjekje të procedurave të mëtejshme, ai u la përsëri në arrest shtëpiak nga Gjykata, për shkak se është person me aftësi të kufizuara, në karrocë invalidi, si i paralizuar.

Policia kontrollon karrocën e invalidit të shqiptarit të dyshuar dhe çantën

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?