Foto ilustruese

Bota

Itali/ Në kërkim për trafik droge, 39-vjeçari shqiptar kapet me 20 mijë euro cash dhe rreth 1 kg kokainë e hashash në makinë! I gjendet dhe një pistoletë e Luftës së Dytë Botërore 

10 Maj, 13:27| Përditesimi: 10 Maj, 13:29

  • Share

Itali- Një 39-vjeçar i kërkuar për drogë është arrestuar nga karabinierët italianë.

Aksioni është kryer nga patrullat e kompanive Incisa dhe Figline Valdarno, që njoftuan se ekzekutuan një urdhër kërkimi të lëshuar nga Prokuroria e Firences.

I dyshuari ishte banues në Incisa dhe i akuzuar për përfshirje në trafik droge, me objektiv shitjen e saj në sheshet kryesore të provincës.

Në pjesën e poshtme të rreme të makinës së tij u gjetën edhe 20 mijë euro cash dhe në shtëpi mbi 640 gramë kokainë dhe 52 gramë hashash. Gjithashtu një pistoletë e vjetër kalibri 9 mm ende në gjendje pune, me municion përkatës, që sipas ekspertëve daton që nga Lufta e Dytë Botërore, informon media italiane.

Shqiptari, me urdhër të prokurorit, u dërgua në burgun Sollicciano në pritje të vendimit për vërtetimin e arrestimit nga gjyqtari hetues. 

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?