Leonardo Gesualdo

Bota

Itali/ Në kërkim prej 5 vitesh, arrestohet mafiozi italian! Pamjet kur policia e kap në gjumë

7 Tetor, 15:20
  • Share

Itali - Një bos i njohur i mafias italiane, i cili kishte qenë në arrati për pesë vjet, u kap nga karabinierët herët të martën në mëngjes.

Ai është 39-vjeçari Leonardo Gesualdo nga Foggia, një figurë kryesore në organizatën "Società foggiana".

Herët në mëngjes, karabinierët e GIS (Njësia Italiane e Operacioneve Speciale) hynë me forcë në një shtëpi në periferi të Foggias, ku e gjetën në gjumë 39-vjeçarin.

Leonardo Gesualdo nuk bëri rezistencë dhe gjatë kontrollit u gjet një pistoletë me gjashtë fishekë në karikator.

Që nga viti 2020, kur ai arriti të arratisej gjatë një operacioni të madh policor që ishte duke u zhvilluar në atë kohë, Gesualdo, i cili ishte dënuar me 12 vjet burg, kishte qenë në listën e të arratisurve më të rrezikshëm në Itali.

Për këtë operacion ishin lëshuar urdhër-arreste të përkohshme kundër 44 personave, kryesisht për vepra penale të zhvatjes.

 

"Congratulazioni all’Arma dei @_Carabinieri_ e alla Magistratura per l’arresto del pericoloso latitante Leonardo Gesualdo, tra i pregiudicati più ricercati del Paese.
Un risultato frutto di professionalità, impegno e dedizione assoluta al servizio dello #Stato e dei cittadini.… pic.twitter.com/QMFjNtAzUP

— Ministero Difesa (@MinisteroDifesa) October 7, 2025

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e gjyqtarit në sallë, sa të mbrojtur janë njerëzit e drejtësisë?