Itali/ Në shtëpi me 30 kg drogë, veprimi që tradhëtoi shqiptarin! Si ra në prangat e policisë italiane

24 Tetor 2023, 17:10| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 17:11

  • Share

Policia italiane ka vënë në pranga tre persona, për posedim të 30 kg marijuanë, mes tyre edhe një 28-vjeçar shqiptar.

Mbrëmjen e 20 tetorit, Policia italiane vendosi të kontrollojë një rrugë banimi në komunën e Ardeas për shkak se disa lëvizje të ccuditshme u vunë re, prandaj dhe vendosën të hetonin. Ata kanë vënë re në rrugë të riun shqiptar dhe kanë vendosur ta kontrollojnë atë dhe banesën e tij për shkak të nervozizmit të tij, raporton radioroma.

Në bastisjen e shtëpisë së shqiptarit, u gjetën edhe 5 persona të tjerë, 3 meshkuj italianë dhe dy femra, një italiane dhe një bullgare.

Policia sekuestroi rreth 30 kg marijuanë të ndara në pako nga 5 kg secila, brenda të cilave lënda ishte e paketuar në blloqe 100 gramësh.

Gjithashtu u gjet material i dobishëm për paketimin dhe peshimin e dozave dhe parave cash, që mendohet se janë të ardhura të veprimtarisë së mëparshme të paligjshme.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?