Policia italiane gjatë një operacioni, me qen antidrogë

Itali/ Nervozizmi dhe qeni antidrogë e tradhtojnë, shqiptari arrestohet me 6,5 kg kokainë në Bari! E kishte sistemuar në një dhomë të fshehtë të 'BMW'-së

6 Tetor, 16:08| Përditesimi: 6 Tetor, 16:14

  • Share

Itali- Policia italiane e Barit finalizoi gjatë fundjavës një operacion antidrogë të konfirmuar vetëm ditën e djeshme (5 Tetor) për mediat, duke njoftuar sekuestrimin e 6,5 kg kokainë.

Në orët e para të mëngjesit të 2 tetorit 2024, një operacion i rëndësishëm i Policisë së Shtetit ka çuar në arrestimin e një shtetasi shqiptar, me dokumente të rregullta në Itali, me akuzën e mbajtjes dhe transportit të lëndëve narkotike, konkretisht kokainës.

Arrestimi i ndodhur përgjatë autostradës A/14 në zonën e Bitontos, është rezultat i intensifikimit të kontrolleve rutinë nga Policia Rrugore.

Oficerët ndaluan një “BMW”, duke dyshuar si pasojë e nervozizmit të shfaqur nga shqiptari, emri i të cilit nuk u bë i ditur.

Intoleranca e shfaqur nga i dyshuari gjatë kontrolleve i ka shtyrë efektivët të kërkojnë ndërhyrjen e reparteve përforcuese dhe veçanërisht qenit antidrogë të Komisariatit të Policisë Bari, për kontrolle më të detajuara.

Falë nuhatjes shumë të stërvitur të qenve nuhatës të drogës, brenda automjetit u zbulua një sasi e konsiderueshme kokaine, afërsisht 6.5 kg.

Droga ishte e fshehur në gjashtë mbështjellës në formë paralelepipedi, të pozicionuar në një dhome të fshehtë, një ndarjeje të krijuar me zgjuarsi midis pjesës rezistente ndaj nxehtësisë dhe pjesës së poshtme të makinës, shkruan "BariNews".

Pas përfundimit të kontrolleve, shtetasi shqiptar u arrestua dhe u dërgua në burgun e Barit, në pritje të vleftësimit të masës së sigurimit nga gjyqtari. 

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?