Foto ilustruese

Bota

Itali/ Nervozizmi e tradhton, 34-vjeçari shqiptar kapet me 1 kg kokainë të pastër poshtë sediles së makinës

3 Korrik, 18:13| Përditesimi: 3 Korrik, 18:20

  • Share

Foggia- Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët pasi u kap duke trafikuar një sasi prej 1 kg kokainë të pastër.

Operacioni u krye në zonën e Navile, në Foggia, në rrugën ‘Marcantonio Franceschini’.

Informacioni për lëvizjet e dyshimta të shqiptarit është marrë nga Stacioni i Korticelës në Bolonja dhe më pas u bë ndërhyrja e patrullës në lagjen Navile. Gjatë patrullimit efektivët vunë re një makinë tip “Audi A4 Avant”, që u tërhoqi vëmendjen për sjelljen e çuditshme të drejtuesit.

Kur iu kërkua të ndalonte, shoferi që jetonte në zonën e Foggia, tregoi shenja nervozizmi dhe tha se ishte me nxitim. Ky qëndrim ngjalli më tej dyshimet e karabinierëve, të cilët vendosën të vazhdonin me një kontroll të plotë personal dhe të automjetit, informon media italiane.

Gjatë kontrollit, nën sediljen e pasagjerit të përparmë, u gjet ‘tulla’ e kokainës, që ishte e destinuar për tregun vendas dhe sillte një fitim prej të paktën 100 mijë eurosh nëse shitej me doza.

Shqiptari u arrestua dhe ndodhet në pritje të procesit hetimor dhe gjyqësor.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?