Kokaina dhe eurot e sekuestruara shqiptarit

Bota

Itali/ Nervozizmi gjatë kontrollit e tradhtoi, 28-vjeçari shqiptar kapet me 200 gramë kokainë të fshehur në dorezën dhe sediljen e makinës

8 Shkurt, 15:08| Përditesimi: 8 Shkurt, 15:15

  • Share

Itali- Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali nën akuzën e posedimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Aksioni u krye nga karabinierët e Riccione, teksa në patrullë hasën lëvizjet e dyshimta të të riut me mjet në rrugët e qytetit, duke i kërkuar që t’i nënshtrohej kontrollit.

Gjatë këtij momenti shqiptari është shfaqur nervoz dhe ka nisur të sillet çuditshëm, duke rritur dyshimet e karabinierëve.

Gjatë kontrollit të detajuar u zbuluan të fshehura në dorezën e derës së makinës dhe në sediljen e pasme, 200 gramë kokainë. Si provë u sekuestrua edhe një peshore precize dhe materiale paketimi, informon media italiane.

Po kështu u gjet edhe një shumë prej 1000 euro cash, që besohet se janë të ardhura nga shitja e drogës.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha planifikon të shpërbëjë SPAK nëse fiton më 11 maj, çfarë mendoni?