Itali- Karabinierët e Riccione (rajoni i Bolonjës) kanë arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, të akuzuar për posedim me qëllim shitjen e lëndëve narkotike.
Efektivët pikasën një mjet të dyshimtë, shoferi i së cilës tregoi nervozizëm të pajustifikuar që në fazat e para të kontrollit rutinë.
Të dyshimtë për qëndrimin, ata kontrolluan makinën dhe gjetën të fshehura brenda një ndarjeje në mbështetësen e kokës të sediles, tre pako me 11 doza pluhur të bardhë, që rezultoi se ishte kokainë.
Kërkimet u shtrinë në shtëpinë e 25-vjeçarit, ku u sekuestruan edhe 30 gramë të tjera kokainë, e ndarë në dyzet doza të parapaketuara, një peshore precize, material për paketimin e lëndës dhe shumën e parave prej 6000 euro, që dyshohet se janë të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm, informon media italiane.
Gjithashtu u gjet një fletore e shkruar me dorë që përmbante emra dhe shënime, në lidhje me shitjet e supozuara të lëndëve narkotike që kishin ndodhur ditët e mëparshme.
Komente
