Karabinierët gjatë një aksioni

Bota

Itali/ Nervozizmi gjatë kontrollit tradhton shqiptarin, i zbulohet kokaina në makinë dhe banesë! Bllok inventari me emrat e klientëve, shitjet dhe borxhet

1 Prill, 15:50| Përditesimi: 1 Prill, 15:55

  • Share

Itali- Karabinierët e Riccione (rajoni i Bolonjës) kanë arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, të akuzuar për posedim me qëllim shitjen e lëndëve narkotike.

Efektivët pikasën një mjet të dyshimtë, shoferi i së cilës tregoi nervozizëm të pajustifikuar që në fazat e para të kontrollit rutinë.

Të dyshimtë për qëndrimin, ata kontrolluan makinën dhe gjetën të fshehura brenda një ndarjeje në mbështetësen e kokës të sediles, tre pako me 11 doza pluhur të bardhë, që rezultoi se ishte kokainë.

Kërkimet u shtrinë në shtëpinë e 25-vjeçarit, ku u sekuestruan edhe 30 gramë të tjera kokainë, e ndarë në dyzet doza të parapaketuara, një peshore precize, material për paketimin e lëndës dhe shumën e parave prej 6000 euro, që dyshohet se janë të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm, informon media italiane.

Gjithashtu u gjet një fletore e shkruar me dorë që përmbante emra dhe shënime, në lidhje me shitjet e supozuara të lëndëve narkotike që kishin ndodhur ditët e mëparshme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?