BOLZANO- Policia italiane në Bolzano ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar, me inicialet B.K., që dyshohet i përfshirë në trafikun e kokainës në zonën e veriut të vendit.
Ndërhyrja e patrullave në “Rrugën Innsbruck”, bëri që të pikasej një automjet i dyshimtë i drejtuar nga një i ri që po bënte bisedë telefonike. Pasi e kanë ndjekur në fshehtësi, mbërritën deri në parkingun e teleferikut Colle.
Lëvizjet e tij në vijim, i nervozuar gjatë bisedës, bëri që oficerët të ndërhynin teksa po furnizonte mjetin në distributor. Shqiptari tentoi të lagohej, por pa sukses. Gjatë kontrollit të mjetit, brenda një ndarjeje të fshehur në pjesën e pasme, oficerët gjetën një pako që përmbante mbi një kilogram kokainë.
Shqiptari ishte rezident në Emilia Romagna. Ai u arrestua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shitjen dhe u dërgua në burgun e Bolzanos, ku do të mbahet nga autoritetet gjyqësore.
Shefi i Policisë së Bolzanos, Giuseppe Ferrari, theksoi se "operacionet e kryera së fundmi nga Policia e Shtetit, të cilat çuan në sekuestrimin e sasive të mëdha të drogës, janë rezultat i kontrolleve të shtuara territoriale të zbatuara në provincë në javët e fundit. Këto rezultate", shtoi ai, "demonstrojnë efektivitetin e një strategjie që synon jo vetëm parandalimin e drogës që të arrijë tek të rinjtë tanë, por edhe sulmin ndaj themeleve ekonomike të organizatave kriminale", informon media italiane.
Gjatë muajit të fundit janë arrestuar dhjetë trafikantë dhe u sekuestruan më shumë se shtatë kilogramë drogë, nga të cilat 6 kg janë kokainë, sikurse edhe 60 mijë euro cash.
Komente
