Itali- Katër arrestime u kryen në një operacion nga Policia e Shtetit në Bolzano të Italisë, pas një përleshjeje të dhunshme që nisi në bibliotekë dhe përfundoi në rrugët e qytetit, ku nuk mungoi edhe përdorimi i zinxhirëve si armë krimi.
Pasojat e dhunës ishin disa persona të lënduar seriozisht që u dërguan në spital, teksa 4 prej tyre janë ndaluar nga policia. Aksioni përfundoi mëngjesin e djeshëm, bazuar edhe te urdhri i Gjykatës së Bolzanos.
Sipas mediave të vendit fqinj, krimi kishte ndodhur më 1 maj, por masat e arrestit ndaj 4 shqiptarëve u ekzekutuan vetëm dje (23 maj).
Sipas informacionit të publikuar në faqen e internetit të Policisë së Shtetit, hetuesit e Skuadrës Fluturuese, me mbështetjen e Stacionit të Policisë së Bressanone-s, kanë ekzekutuar urdhrat e arrestit me burg kundër katër të rinjve shqiptarë, të gjithë punëtorë ndërtimi dhe pa precedentë penalë.
Krimet për të cilat akuzohen përfshijnë përleshjen, lëndimet e rënda trupore, sulm me pasoja të rënda, e posedim të paligjshëm të armëve, informon media italiane.
Ngjarja ndodhi pranë “Panairit të Bolzanos”, pas një debati verbal midis të arrestuarve dhe viktimave brenda një klubi nate. Sherri u qetësua nga sigurimi i diskotekës, por më vonë u shndërrua në një pritë të dhunshme jashtë vendit të ngjarjes.
Viktimat u sulmuan me thika, shkopinj dhe zinxhirë, duke pësuar lëndime të rënda.
Komente
