Itali- Nga festa e ditëlindjes, në përleshje me pronarin e një qebaptoreje, i cili i ka denoncuar edhe për tentativë grabitjeje në Cremona.
Dy binjakët shqiptarë, 18-vjeçarë, u arrestuan mesjavën e kaluar dhe dy ditë më parë u lanë në arrest me burg nga gjykata, edhe pse mohuan përfshirjen e tyre në agresion.
Ngjarja ndodhi në ambientet e një biznesi në “Via Guarneri del Gesù”, ku një grup prej 4-5 të rinjsh të dehur, mes tyre edhe një vajzë, hynë në biznes dhe nisën të konfliktoheshin me pronarin. Shkak ishte kërkesa e një 17-vjeçari italian për të hyrë në tualet, që mori refuzimin e pronarit. Kjo ka sjellë degradimin e situatës dhe goditjen e tij me grushte fytyrës. Policia ka ndërhyrë duke ndaluar të rinjtë, teksa dy shqiptarët u paraburgosën për agresion.
Avokati i tyre, Guido Priori, kishte kërkuar arrest shtëpiak, por gjyqtari vendosi se provat rrethanore ishin të rënda, teksa një prej tyre ishte edhe video nga kamerat e sigurisë. Avokati tha se klientët e tij nuk ishin të përfshirë, kurse binjakët u betuan se nuk e sulmuan ata tregtarin.
Sipas dy shqiptarëve, i pari që ka hyrë ka qenë 17-vjeçari, i cili ka nisur të debatojë me pronarin, i cili nuk donte që ai të shkonte në tualet, informon media italiane.
Tonet u ndezën më shumë, pasi pronari i qebaptorit dyshohet se e kapi të miturin nga krahu, duke shkaktuar reagimin e të riut, i cili e goditi me grusht në fytyrë. Ata mohuan që të ishin të armatosur. Policia i kapi teksa përpiqeshin të arratiseshin nëpërmjet kopshteve publike të zonës.
Komente
