Edhe pse kishin kaluar dy muaj që nga shfaqja e COVID-19 në Kinë, frika e asaj që po ndodhte në Evropë dukej e largët, deri në 20 Shkurt , ditë kur u shfaq virusi për herë të parë në Itali. Rasti i parë u shënua në Codogno dhe që atëherë asgjë nuk ka qënë më njësoj. Mattia Maestri, 38 vjeç, i shtruar në spitalin Codogno, i cili do të shënonte fillimin e një faze të re për Evropën, të panjohur dhe pa eksploruar më parë.
Brenda një muaji, spitalet italiane u tejmbushjen dhe vendi u mbyll totalisht. Në 12 muaj në Itali kanë humbur jetën 95,000 persona njëherësh shifra më e lartë në Evropë pas Britanisë dhe e shtata në listën botërore, ndërsa numri i të infektuarve pothuajse ka arritur në 3 milion.E ndërkohë që historia e pacientit dhe viktimës së parë njihen me detaje, historitë e mijëra të tjerëve zunë faqet e parë të buletineve.
E që atëherë dyqanet, restorantet dhe stadiumet bosh të qyteteve të Evropës u bënë pjesë e pandashme dhe jeta e evropianëve ka ndryshuar përgjithmonë. Kufizimi i lëvizjes ka detyruar çdo vend dhe shoqëri të adaptojë rregullat e reja. Ka pasur të vërteta të vështira dhe risi të papritura në një vit që ndryshoi Evropën. Shtetrrethimet ishin diçka tejet e vështirë dhe e re për evropianët të mësuar më parë me liri të pakufizuar, ku Spanja dhe Italia e vuajtën më shumë. Gjendja psikologjike e evropianëve u prek ndjeshëm, u rritën pabarazitë dhe mbi të gjitha evropianët e provuan se çfarë do të thotë të mbyllen kufijtë.