Foto ilustruese

Bota

Itali/ Nuk duronte dot të dashurën e babait të tij, 40-vjeçari i kërkon policisë  ta fusë në burg

6 Gusht 2022, 18:47| Përditesimi: 6 Gusht 2022, 18:57

  • Share

ITALI- Gjykata italiane në Torino është hasur me një kërkesë “të çuditshme” dhe të pa dëgjuar më parë , ku një 40-vjeçar italian donte të kthehej në burg dhe të linte “arrestin e shtëpisë”, masë të cilën atij ia kishte caktuar më herët gjykata. Për katër muaj ai jetonte me të atin dhe partneren e tij të re në një shtëpi, i cili kuptoi se bashkëjetesa ‘e detyruar’ nuk ishte më e qëndrueshme. 

“E padurueshme”, tha ai para policëve italian ditën kur u largua nga shtëpia dhe u paraqit në komisariat.

“Jam liruar me arrest shtëpie. Ju lutem më ktheni në burg. Nuk e duroj dot më të dashurën e babait tim”, tha ai.

Karabinierët ia kanë pranuar kërkesën, por të nesërmen gjyqtari duke vërtetuar arrestimin e liroi dhe e ktheu në shtëpinë nga e cila ishte arratisur. Që nga marsi i kaluar, 40-vjeçari ishte duke vuajtur një dënim kumulativ prej një viti e një muaji. Gjykata Mbikëqyrëse i kishte caktuar masën e paraburgimit në shtëpi, ndaj ai u kthye të jetonte nën të njëjtën çati me të atin dhe partneren e re të babait. Në fillim gjithçka shkoi mirë, por më pas do të lindnin probleme.

Dhe kështu, për të mos jetuar me “njerkën” e tij ai u arratis, duke e ditur fare mirë se shkelja do ta kthente në qeli. Në fund të fundit, ishte ajo që donte dhe nuk e fshehu këtë gjë para gjyqtarit. Ai mendoi se ia kishte arritur qëllimit kur dëgjoi prokurorin që i kërkonte paraburgim në burg. Por gjyqtari konstatoi se nuk kishte kushte për këtë çështje Ligjore./Corriere Della Sera

 

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?