Foto ilustruese

Bota

Itali/ Nuk i dhanë para për drogë, 28-vjeçari shqiptar kërcënon dhe tenton të zhvasë babanë dhe të dashurën e tij

20 Shkurt, 20:59| Përditesimi: 20 Shkurt, 21:04

  • Share

Varese- Policia italiane arrestoi një 28-vjeçar shqiptar për tentativë zhvatjeje ndaj babait dhe partneres së tij. 

I riu dyshohet se ka kërkuar para për të blerë drogë dhe kur ata kanë refuzuar, ka reaguar me ofendime, kërcënime dhe duke dëmtuar makinën e vajzës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen vonë të 16 shkurtit, në parkingun e makinave Iper në Viale Belforte. Dy patrulla u vunë në alarm pas sinjalizimit për ndihmë nga një burrë që ndodhej nën kërcënim.

Sapo oficerët mbërritën, e gjetën të riun në një gjendje jo të mirë psikologjike dhe teksa hidhte akuza ndaj babait dhe partneres së tij.

Të dy dhanë dëshminë e tyre, teksa vajza depozitoi edhe denoncim. Ata rrëfyen se 28-vjeçari kërkonte para për drogë dhe refuzimit iu përgjigj duke kërcënuar dhe shkatërruar objekte përreth, informon media italiane.

Kjo situatë tensioni psikologjik dhe social vinte prej muajsh, derisa kulmoi në përplasje.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?