Itali- Një 20-vjeçar shqiptar ka dhunuar dhe kërcënuar ish të fejuarën e tij në shenjë hakmarrjeje për ndarjen, teksa pre e zemërimit të tij ranë edhe karabinierët gjatë aksionit, që gjithashtu ‘hëngrën’ grushte dhe shkelma, derisa i vunë prangat.
Gjithçka nisi kur vajza e re shkoi në shtëpinë e ish-partnerit të saj në Lucca, për të kthyer disa sende pas përfundimit të lidhjes së tyre.
Në këtë kontekst, i riu e goditi me shuplakë dhe e kërcënoi, veprim i ndërprerë pjesërisht nga kushëriri i këtij të fundit, i cili ndërhyri mes të dyve, duke i dhënë mundësinë gruas që të arratisej dhe të strehohej në makinë.
Por ai e ndoqi nga pas dhe filloi të godiste xhamin e pasmë me sende prej çeliku. Në të njëjtën kohë vajza kishte thirrur për ndihmë nëpërmjet 112.
Edhe Patrullat e Policisë që shkuan menjëherë në vendngjarje, duke iu përgjigjur thirrjes për ndihmë, u përballën me zemërimin e shqiptarit, i cili i goditi me shkelma dhe grushte, informon media italiane.
Efektivët, pas një sherri të shkurtër, kanë arritur të zgjidhin situatën, duke e arrestuar agresorin. Pas daljes në gjykatë për masë vlerësimi, pavarësisht aktit të rëndë të agresionit, shqiptari është lënë në masën e detyrimit për paraqitje.