Thika me të cilën i riu shqiptar tentoi të vriste ish-të dashurën

Itali/ Nuk pranoi ndarjen, i riu shqiptar tenton të vrasë ish-të dashurën, e qëllon me thikë në qafë dhe bark

22 Shkurt 2021, 14:05| Përditesimi: 22 Shkurt 2021, 22:27

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Largo Marconin, në Torino të Italisë.

Jetmir Kurtsmajlaj, është 27-vjeç,  me origjinë shqiptare, ka tentuar të vrasë studenten 20 vjeçare me origjinë greke, me të cilën kishte një lidhje dashurie. Ai e ka qëllur me thikë në bark, qafë dhe gjoks.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, pasi është njoftuar nga kalimtarët të cilët kanë qenë dëshmitarë të sulmit të 27 vjeçarit shqiptar ndaj studentes greke. 

Sipas mediave italiane, mendohet që ngjarja ndodhi pasi 27 vjecari nuk ka pranuar faktin që marrëdhënia e tyre dashurore kishte përfunduar.

Aktualisht e reja ndodhet në spital dhe për shkak të plagëve të marra gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

 

Ora 22:24
Nuk pranoi ndarjen, kush është 27-vjeçari shqiptar që sulmoi me thikë ish-të dashurën greke në Itali

1614029100_torino.jpg

Jetmir Kurtsmajlaj, është 27-vjeçari shqiptar i cili është arrestuar nga policia italiane dhe akuzohet për vrasje në tentative pasi sulmoi ish partneren e tij, 20 vjeçare me origjinë greke.

Sulmi ndodhi pranë shtëpisë së saj. Vajza mori plagë të rënda me thikë në gjoks, bark dhe qafë. Ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe qëndroi për 6 orë në sallën e operacionit.

Ishin disa kalimtarë, të cilët ishin dëshmitarë të sulmit, dhe ngritën alarmin duke njoftuar karabinierët.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?