Operacioni 'Besa' në Itali/ Shkatërrohet banda e trafikantëve të drogës, kokainë e armë - pranga 16 shqiptarëve (VIDEO)

5 Mars 2020, 17:11| Përditesimi: 5 Mars 2020, 18:05

  • Share

Hetimi, me emrin e koduar "Besa", i koordinuar nga Prokuroria Antimafia (DDA) e Trentos në Itali dhe e mbështetur nga ‘Guardia di Finanza’ dhe nga karabinierët e Bolzano-s, hodhi dritë mbi një trafik ndërkombëtarë droge në zonën e Merano-s që kryesisht ishte i organizuar dhe menaxhuar nga shtetas shqiptarë me vendbanim midis Tirolit Jugor, Veneto-s, Puglia-s, Shqipërisë dhe Zvicrës.

Hetimi filloi në fillim të vitit 2018 dhe deri më tani ka çuar në 43 denoncime, konfiskimin e rreth 25 kg droge, kryesisht kokainë, hashash dhe marihuanë, e vlerësuar nga gjysmë milioni deri 1 milionë euro.

21 personat e arrestuar janë dy italianë, gjashtëmbëdhjetë shqiptarë, një tunizian, një kosovar dhe një maqedonas, të cilët tani ndodhen në burg ndërsa 4 të tjerë janë shpallur janë në kërkim në Zvicër dhe Shqipëri.

Disa të dyshuar të tjerë, gati të gjithë me precedentë të mëparshëm penal, janë me vendbanim në Merano dhe rrethina, por - sipas prokurorisë – grupi kriminal kishte krijuar një rrjet aktiv në të gjithë Tirolin e Jugut, me lidhje të forta në Veneto dhe Zvicër. Sipas asaj që doli nga hetimet, të dyshuarit me vendbanim jashtë Italisë posedonin edhe armë.

Sipas karabinierisë, “Organizata ishte e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë, me kontakte të drejtpërdrejta me kartelet kryesore të trafikut të drogës në Amerikën e Jugut”.

Kokaina, hashashi dhe marihuana janë substancat që tregtonin antarët e bandës. E para e dërguar nga Gjermania dhe Zvicra vinte nga portet kryesore të Hollandës, dy të tjerat nga Shqipëria.

Shumë prej të dyshuarve ishin vendosur në zonat periferike të Merano-s, duke shpresuar se ndoshta nuk do të tërhiqnin shumë vëmendje, por aktiviteti i tyre mbulonte tërë Tyrolin e Jugut dhe gjithashtu krahinën e Vicenzës.

Dy prej të arrestuarve u identifikuan në Palagiano dhe Massafra, në provincën e Tarantos, por shpërndanin drogën në një klub nate dhe në dy piceri në Merano dhe Appiano . Dy piceritë thuhet se janë në emër të një qytetari tunizian të përfshirë në trafik.

Guardia di Finanza tani do të nisë një seri hetimesh mbi pasuritë e të arrestuarve.

 

Shumë nga anëtarët e grupit, tani në pranga, kanë precedentë të mëmarshëm penal. Sipas hetuesve, dyshohet se njëri prej tyre ka menaxhuar aktivitetin e paligjshëm, ndërsa ndodhej në arrest shtëpie me akuzën e shpërndarjes së drogës. Për hetuesit, të arrestuarit “kanë të shkuar kriminale të konsiderueshme”, - siç tha kapiteni i karabinierëve të njësisë operative të Bolzano, Alessandro Coassin, - Pothuajse të gjitha kanë trafikuar sasi të mëdha droge, pothuajse asnjëherë nuk kanë lëvizur me më pak prej 50 gramë kokainë”.

Sipas policisë, blerësit e drogës së grupit ishin me mijër, duke filluar nga 13 vjeçarë,  shumë të rinj që kërkonin marijuanë dhe hashash, ndërsa kokaina ishte më e kërkuar nga konsumatorët e grupmoshave pak më të vjetra ".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emi: 05/03/2020 20:35

    Kjo ashte demokracija mush burgje mren e jash venite.✌️✌️✌️

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?