Foto ilustruese

Bota

Itali/ Pa patentë dhe i kërkuar për trafik kokaine, shqiptari bën për spital karabinierin gjatë tentativës së arratisë

6 Gusht, 15:58| Përditesimi: 6 Gusht, 16:01

  • Share

Itali- Një ndalesë rutinë në një pikë kontrolli të karabinierëve këtë fillimjavë përgjatë rrugës Nettunense në zonën e Aprilias, çoi karabinierët në arrestimin e një shqiptari 29-vjeçar.

Sipas autoriteteve, i riu kur iu kërkua të tregonte dokumentet e tij, shpjegoi se nuk kishte leje drejtimi. Por kjo nuk është e gjitha.

Në një përpjekje për të fshehur gjurmët, ai u përpoq të ikte në këmbë, gjë që nuk e çoi shumë larg, megjithëse lëvizja e tij e papritur, e cila i lejoi të hapte derën me forcë, mund t’i kishte zënë në befasi dy oficerët.

Gjatë përleshjes, njëri nga dy policët u plagos lehtë dhe u detyrua të kërkonte ndihmë mjekësore më vonë.

Gjatë procesit të identifikimit, karabinierët zbuluan se i riu ishte gjithashtu subjekt i një urdhri burgu të lëshuar korrikun e kaluar nga Gjykata e Romës, për krimin e posedimit të narkotikëve me qëllim shpërndarjen e tyre, siç është kokaina. Ngjarjet që nga korriku i vitit 2023 në Romë, informon media italiane.

Shqiptari u mbyll në burgun e Latina, ndërsa makina me të cilën ai udhëtonte u vu nën sekuestrim administrativ.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha i quajti vrasje shtetërore pa dashje ato të 21 janarit, ju si i konsideroni?