Itali - Pushuesit italianë përjetuan disa momente paniku në plazhin e Macarese, në rajonin e Lacios, kur një tornado ngriti çadrat në ajër një ditë më parë.
Sipas dëshmitarëve, moti u përkeqësua papritur dhe një erë e fortë përfshiu plazhin, duke hedhur çadra dhe shezlongje.
Pushuesit filluan të vraponin me shpejtësi për t’u larguar sa më parë nga zona.
“Moti u përkeqësua papritur dhe filloi të frynte shumë fort. Çadrat u hodhën në ajër. Zgjati disa minuta, por njerëzit ishin të frikësuar dhe vrapuan për t’u fshehur. Pati panik, por për fat të mirë askush nuk u lëndua. Pak më vonë, gjithçka u kthye në normalitet”, tha një punonjës në një dyqan plazhi në zonë.
Autoritetet lokale theksuan se ky është një fenomen i rrallë për stinën dhe rajonin, i cili duket se lidhet me paqëndrueshmërinë intensive të motit në ditët e fundit në Italinë qendrore.
Komente
