Deri më 31 dhjetor 2021, përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme për të mbrojtur shëndetin publik, kushdo që hyn në të gjitha strukturat e institucioneve arsimore, edukuese dhe trajnuese, duhet të zotërojë dhe paraqesë pasaportën e gjelbër COVID-19, sipas një projekt dekreti të miratuar nga Këshilli i Ministrave në Itali.
“Detyrimi për të paraqitur Pasaportën e Gjelbër vlen për këdo që hyn në një shkollë, por nuk ka të bëjë me ata që përjashtohen nga vaksinimi”, lexohet në projekt dekret.
Kontrollet janë përgjegjësi e administratorëve të shkollave dhe, në rastin e personelit jashtëshkollor, edhe për punëdhënësit e tyre përkatës.
Personeli që punon në shkolla, universitete dhe prindërit e fëmijëve që do të gjenden pas kontrolleve pa pasaportën e gjelbër do të dënohet me gjoba që variojnë nga 400 në 1 000 euro, parashikon projekt dekreti i miratuar.
Për stafin, mungesa e Green Pass konsiderohet " e pajustifikuar dhe duke filluar nga dita e pestë e mungesës, marrëdhënia e punës pezullohet dhe nuk paguhet asnjë pagë ose kompensim tjetër".
Gjoba deri në një mijë euro për ata që nuk respektojnë rregullat dhe dënimet. Profesionistët e kujdesit shëndetësor si mësuesit: kush nuk pajtohet pezullohet.
Nga 1 shtator Green Pass është i detyrueshëm në udhëtimet në trena ndërqytetas, autobuzë dhe aeroplanë.