Biletat e fatit që iu sekuestruan shqiptarit, nëpërmjet të cilave u zbulua

Bota

Itali/ Pasioni për lojërat e fatit tradhton shqiptarin anëtar të bandës së ‘skifterëve’! Me precedentë të shumtë penalë, kamerat e sigurisë e zbuluan

16 Shkurt, 21:20| Përditesimi: 16 Shkurt, 21:24

  • Share

MACERATA- Vjedhja e disa kartave gërvishtëse dhe pasioni për bastet sportive zbulojnë shqiptarin e kërkuar për akuzën e vjedhjes së rëndë dhe me precedentë penalë të mëparshëm. 

Policia e Maceratës prangosi 44-vjeçarin, i cili në fakt ishte ndaluar më herët për një krim tjetër, por tashmë i është shtuar edhe akuza e vjedhjes së rëndë, me një grup “skifterësh”. Ngjarja ka ndodhur në mars të vitit 2024, kur një dyqan duhani u vu në shënjestër të një bande hajdutësh. 

Pasi kanë dëmtuar qepenin dhe hyrjen, kriminelët kanë arritur të vjedhin cigare me vlerë 7 mijë euro, karta gërvishtjeje me vlerë 4 mijë euro dhe rreth një mijë euro cash.

Në sajë të hetimeve të kryera nga Karabinierët e Maceratës, nëpërmjet analizës së tabulateve telefonike dhe pamjeve të video survejimit, rezultoi se 44-vjeçari kishte marrë pjesë aktive në vjedhje, së bashku me një bashkëpunëtor që ende nuk është identifikuar.

Në ditët pas grabitjes, burri dyshohet se përdori telefonin e tij për të kontrolluar rezultatin e basteve në internet dhe më pas për të shlyer disa çmime në dyqanet e duhanit dhe pikat e basteve në kryeqytet.

Masa shtrënguese u krye në burgun Regina Coeli në Romë, ku tashmë 44-vjeçari mbahej për procedime të tjera penale. Pas daljes nga burgu ai do të vendoset në arrest shtëpiak.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?