Kronikë

Itali/ Patrulla e Policisë Shqiptare e pranishme në Umbria, mbështetje për forcat e sigurisë italiane

11 Korrik, 19:49| Përditesimi: 11 Korrik, 20:00

  • Share

Paraditen e djeshme, në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Perugias, drejtori i policisë Dario Sallustio priti efektivët e Policisë së Shtetit Shqiptar, të cilët, duke filluar nga sot, do të bashkëpunojnë me punonjësit e Policisë së Shtetit italian në shërbimet e rendit dhe sigurisë publike, veçanërisht në ato të parashikuara gjatë Festivalit “Umbria Jazz”.

Bashkëpunimi me policitë e huaja, i koordinuar nga Departamenti i Sigurisë Publike – Drejtoria Qendrore e Policisë Kriminale – Shërbimi për Bashkëpunimin Ndërkombëtar Policor, përsëritet edhe këtë vit, në vijim të rezultateve pozitive të arritura në dy vitet e mëparshme.

Në mënyrë të veçantë, duke pasur parasysh aktivitetet që do të zhvillohen në provincën e Perugias, përfshirë dhe ato me karakter ndërkombëtar, dy punonjësit e Policisë Shqiptare do të angazhohen në shërbimet e kontrollit të territorit dhe në ato të rendit dhe sigurisë publike.

Gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve, dy policët shqiptarë do të jenë të shoqëruar nga punonjës të Drejtorisë së Policisë së Perugias dhe do të ndihmojnë bashkëkombësit që ndodhen me pushime në këtë provincë, duke lehtësuar gjithashtu komunikimin e turistëve shqiptarë me punonjësit e Policisë së Shtetit italian.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?