Bota

Itali/ Përfshihet në aksident familja shqiptare, vdes 44-vjeçari! Nëna dhe dy fëmijët e mitur në spital

28 Tetor 2024, 09:26| Përditesimi: 28 Tetor 2024, 09:34

  • Share

Një familje shqiptare është përfshirë në aksident në aksident në zonën e Cremasca në Itali. Për pasojë ka humbur jetën 44-vjeçari Gëzim Margjoka.

Mediat italiane bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë 3 makina. 44-vjeçari ishte duke drejtuar një Skoda Octavia, kur për arsye të paqarta u përplas me një mjet tjetër.

Një makinë e tretë, Ford Fiesta, ka dalë nga rruga për të shmangur përplasjen me dy mjetet e tjera.

Mjekët e mbërritur në vendngjarje konfirmuan vdekjen e menjëhershme të 44-vjeçarit. Ambulanca transportoi nënën dhe dy fëmijët, një djalë 7-vjeçar dhe një vajzë 3-vjeçare në spital.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?