Sheshi ku ndodhi përleshja, mes grupit të shqiptarëve dhe egjiptianëve

Itali/ Përleshje masive mes grupeve rivale të shqiptarëve dhe egjiptianëve, të paktën 7 të plagosur

9 Shtator, 15:02| Përditesimi: 9 Shtator, 15:09

  • Share

Pavia- Një përleshje masive ka ndodhur mbrëmë (8 Shtator) mes dy grupeve rivale në rrugët e Stradella (Pavia) në Itali.

Bilanci ishte 7 persona të plagosur rëndë dhe lehtë, teksa mediat raportuan se në konfliktin me motive ende të panjohura, u përfshinë të paktën 20 persona.

Dyshimet hidhen edhe për larje hesapesh apo prishje pazaresh. Përleshja përfundoi me shtatë lëndime, një i goditur me thikë dhe gjashtë të plagosur.

I plagosuri me thikë raportohet se është një 25-vjeçar shqiptar, banues në Montù Beccaria, i cili u dërgua në San Matteo, por pa rrezik jete.

Gjashtë pacientët e tjerë të shpëtuar, me mavijosje në fytyrë, gjoks dhe bark, u transportuan në spitalet e tjera: Stradella, Voghera, Cremona dhe Piacenza, raporton "Il Giorno".

Gjithçka nisi gati në mesnatë, në zonën e “Via Pozzone”. Një grup egjiptianësh nga Stradella dhe shqiptarë të ardhur nga Montù Beccaria dhe qytete të tjera aty pranë, kundërshtuan njëri-tjetrin. Përleshja zgjati disa minuta, me arratisje në këmbë dhe ndjekje.

Patrullat e karabinierëve dhe punonjësit e shëndetësisë të dërguara nga shërbimi 118 kanë mbërritur në vendngjarje, duke nisur dhe hetimet për të dëmtuarit dhe të tjerët e përfshirë, por ende nuk ka identitete të publikuara dhe motive të faktuara.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?