Sheshi ku ndodhi përleshja e shqiptarëve

Bota

Itali/ Përleshje mes dy grupeve të shqiptarëve, 4 persona të arrestuar

2 Mars, 15:46| Përditesimi: 2 Mars, 15:48

  • Share

Itali- Katër të rinj me kombësi shqiptare, janë arrestuar në fundjavë nga karabinierët e Kompanisë Casale, me akuzën e përleshjes në grup, në motive ende të panjohura.

Debati i dhunshëm ka ndodhur rreth orës 18:00 të së premtes, në ‘Piazza Castello’. Shkaqet e përleshjes nuk janë përcaktuar ende, ndërsa policia nuk jep asnjë informacion në lidhje me të.

Disa kalimtarë kanë qenë dëshmitarë të përplasjes dhe në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe organet e tjera ligjzbatuese. 

Paraprakisht bëhet e ditur se të katër personat janë përleshur fizikisht mes tyre, por detajet mbeten të rezervuara, sipas medias së vendit fqinj.

Paraditen e djeshme, të arrestuarit janë vendosur nën akuzë dhe do të dalin para Gjykatës së Vercellit, për seancën e vlefshmërisë.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?