Itali/ Përmbytet Palermo prej reshjeve të dendura të shiut (FOTO)

16 Korrik 2020, 15:30| Përditesimi: 16 Korrik 2020, 15:34

  • Share

Reshjet e pazakonta që ranë gjatë 24 orëve të fundit mbi qytetin e Palermos, në Itali kanë shkaktuar përmbytje masive

Shiu i dendur shndërroi brenda pak minutash rrugët dhe autostradat hyrëse të qytetit më të madh siçilian në lumenj të furishëm, që morën përpara shumë automjete.

Të gjendur të papërgatitur, dhjetëra drejtues mjetesh u përpoqën të shpëtonin edhe duke notuar.

Shumë dëshmitarë kanë treguar se mjaftë njerëz ishin përpirë nga rrymat e fuqishme të ujërave, por ekipet e emergjencës kanë deklaruar se deri më tani nuk ka asnjë viktimë, apo njoftime për persona të zhdukur.

Veç dhjetëra automjeteve të dëmtuara, përmbytjet shkaktuan rrëshqitje toke duke dëmtuar rrugët e autostradat. Autoritetet u detyruan të pezullojnë qarkullimin rrugor, duke krijuar radhë të gjata pritjeje në hyrjet e qytetit. 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?