ITALI - Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje të rënda në rajonin sicilian të Messinës, duke bllokuar rrugët dhe duke rrëmbyer automjete me rrjedhën e ujit. Zjarrfikësit ndërhynë me mbi 100 operacione shpëtimi, për të ndihmuar banorët e izoluar në shtëpitë e tyre.
? #Maltempo Danni e disagi a #Messina, dove si è abbattuto un violento temporale. Fiume di acqua e fango dopo che due torrenti sono straripati: recuperate 4 persone bloccate nelle auto in un sottopassaggio. Nel video le impressionanti immagini di due trombe d'aria sullo Stretto pic.twitter.com/wCPsz5qvLK
— Rai Radio1 (@Radio1Rai) February 2, 2025
Sipas autoriteteve, në vetëm katër orë ra sasia e reshjeve që zakonisht bie për një muaj, duke e bërë sistemin e kullimit të paaftë të përballonte prurjet. Lumenjtë e dalë nga shtrati krijuan rrëke balte, duke përmbytur zonat urbane dhe duke marrë me vete makina të parkuara pranë ujërave.
? #Maltempo Nubifragio a #Messina: un torrente è straripato nella frazione di #Zafferia. I residenti sono bloccati nelle loro case. Le strade sono diventate fiumi d'acqua e di fango. Bloccati alcuni automobilisti. Soccorritori e Vigili del Fuoco in azione pic.twitter.com/bAqRjEnCjR
— Rai Radio1 (@Radio1Rai) February 2, 2025
Moti i keq ka prekur edhe Kalabrinë, ku kryetari i bashkisë së Catanzaros, Nicola Fiorita, i ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin daljen nga shtëpia për të garantuar sigurinë e tyre.
#Maltempo a #Messina, più di 100 gli interventi effettuati dai #vigilidelfuoco.
— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) February 2, 2025
Situazione critica a San Saba e Orto Liuzzo per la tracimazione dei torrenti in zona. Soccorsi con il gommone due nuclei familiari bloccati dall'acqua nelle abitazioni. #2febbraio #lidoveserve pic.twitter.com/bncrqxABv4
Autoritetet meteorologjike paralajmëruan me kohë për rrezikun, duke ndihmuar në shmangien e viktimave. Megjithatë, situata mbetet e rëndë dhe ekipet e emergjencës janë në gatishmëri për ndërhyrje të mëtejshme.
Komente

Dhe qahen durrsianet e kenetes,,per dy pllom uje
Përgjigju