Itali- Një operacion me shkallë të gjerë u zhvillua nga policia italiane ditën e djeshme (10 prill) dhe që përfshiu disa rajone.
Të paktën 71 persona janë nën akuzë që nga viti 2020 për këtë hetim, shumë prej tyre shqiptarë, ndërsa janë sekuestruar 80 kg drogë në total, kryesisht kokainë, që do hidhej në tregun e Milanos.
Aksioni policor përfshiu rajonet e Bergamo, Brescia, Mantua dhe Rimini. Në goditjen e fundit u ekzekutuan 11 urdhra arresti.
U sekuestruan 61 kg kokainë, 16 kg hashash dhe 3 kg marihuanë. Droga i shtohet 11 kg kokainë të gjetura një muaj më parë në shtëpinë e një shqiptari, i cili më pas humbi jetën nga mbidoza.
“Kjo sasi droge – thuhet në shënimin zyrtar nga Komanda Provinciale e Karabinierëve të Bergamos – përfaqëson vetëm konfirmimin e një trafiku shumë më të madh, të llogaritur në mbi 200 kg kokainë, lëvizja e së cilës u dokumentua gjatë hetimit: drogë që mbërriti në Lombardi nga Evropa Veriore dhe më pas u shpërnda në lokacionet e shumta me ofertën më të lartë të drogës”, informon media italiane.
Dje u zhvillua edhe masa paraprake për 11 prej të dyshuarve, ku 7 urdhra sigurimi u lanë me burg, 2 urdhra të kujdesit paraprak në arrest shtëpie dhe 2 detyrime për paraqitjeje. Vendimi u dha nga Gjykata e Bergamo. Ata janë shqiptarë, marokenë, tunizianë dhe italianë. Mes të dyshuarve është edhe një grua.
Të gjithë kishin precedentë kriminalë dhe ishin hetuar në cilësi të ndryshme në konkurrencë me njëri-tjetrin për trafik droge në sasi të mëdha, si dhe për episode të shumta të posedimit dhe tregtimit të kokainës, hashashit dhe marihuanës.
Gjatë kontrolleve të fundit (operacioni kishte nisur kohë më parë), në shtëpitë e të dyshuarve u gjetën 3 blloqe kokainë me peshë mbi 900 gramë; 14 doza kokainë të gatshme për tregun e drogave me një peshë totale 17 gramë.
Hetimet, të kryera nga Njësia Hetimore e Bergamos përmes aktiviteteve teknike të përgjimit të telefonit dhe mjedisit, si dhe përmes shërbimeve të vëzhgimit dhe hijezimit, filluan në korrik 2020 dhe vazhduan deri në shkurt 2023, duke lejuar të konstatohet ekzistenca e një rrjeti të gjerë kriminal të dedikuar për trafikimin e sasive të mëdha të kokainës, hashashit dhe marihuanëss.
Grupi përdorte makina të modifikuara posaçërisht, të pajisura me fund të dyfishtë, si dhe telefona të koduar.
Komente
