Mantova- Policia italiane ka arrestuar orët e vona të së shtunës (30 Nëntor) një 37-vjeçar shqiptar i akuzuar për një sërë vjedhjesh.
Personi, i dyshuar si pjesë e një bande “skifterësh” të dedikuar për vjedhjet e shtëpive, u kap në bordin e një makine “Fiat 500”, e cila ishte vjedhur në të njëjtën ditë në Reggio Emilia, ndërsa së bashku me dy persona të tjerë ishte duke udhëtuar përgjatë unazës veriore të Mantovës.
Të dyshuarit nuk iu përgjigjën thirrjes për të ndaluar, duke tentuar arratisjen dhe rrezikuar jetën e efektivëve të patrullës. Ata u larguan përgjatë Mantovës, përmes Ardigos dhe më në fund në Largo Dé Ruggiero, ku makina u përplas me një shtyllë ndriçimi publik.
Policia prangosi 37-vjeçarin shqiptar, ndërsa dy bashkëpunëtorët e tjerë janë arratisur. Brenda makinës u gjetën mjete të përshtatshme për vjedhje, duke përfshirë një çelës, çelësa të falsifikuar dhe një pajisje elektronike me të cilin mundësohej hapja e makinave elektrike.
Si pasojë e këtij aksidenti, u dëmtua lehtë edhe një efektiv i patrullës që mori pjesë në operacionin e ndjekjes së të dyshuarve.