Foto ilustruese

Itali/ Pjesë e një grupi shpërndarësish të kokainës në Rimini, arrestohet 25-vjeçari shqiptar

30 Tetor, 20:09| Përditesimi: 30 Tetor, 20:12

  • Share

Rimini- Një 25-vjeçar me origjinë shqiptare u ndalua nga karabinierët në zonën e Cattolica, me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike, me qëllim tregtimin.

Operacioni i nisur javët e fundit në Rimini, pasoi disa goditje në lidhje me aktivitete të dyshimta në një zonë pranë bregdetit, ku pati edhe të arrestuar si shpërndarës lëndësh narkotike.

Kurse dje (29 tetor), i riu u identifikua dhe u kontrollua pas dyshimeve. Gjatë kontrollit, efektivët kanë gjetur një dozë kokaine fillimisht, shkruan "Giornalesm".

Hetimet e mëtejshme zbuluan 29 doza të tjera droge, për një total prej rreth 20 gramë. Për këtë arsye djali u arrestua dhe u vendos në dispozicion të organeve të drejtësisë.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?