Karabinierët italianë gjatë një aksioni

Bota

Itali/ Pjesë e një grupi ‘skifterësh’, arrestohet 46-vjeçari shqiptar i dënuar me rreth 8 vite burgim! Dy vendime gjykatash ndaj tij

18 Shkurt, 15:05| Përditesimi: 18 Shkurt, 15:22

  • Share

Itali- Karabinierët e Padovës arrestuan një shqiptar të dyshuar si pjesë e një grupi ‘skifterësh’ në Itali dhe ndaj të cilit kishte urdhër arresti për dy dënime të dhëna nga gjykata, me total rreth 8 vite burgim.

Aksioni u krye në zonën e Loreggia, teksa 46-vjeçari ishte i njohur edhe për precedentët e shumtë penalë.

Ndaj tij ishin lëshuar edhe dy urdhra arresti për krime të ndryshme nga Prokuroria, teksa rezultonte i dënuar.

I arrestuari u dërgua në burgun e rrethit të Padovës, ku do të vuajë dënimin me burgim prej një viti e dy muaj, për veprën penale të vjedhjes me thyerje, të kryer në Dueville, në zonën e Vicenzës, në vitin 2011, dhe 6 vjet, 4 muaj e 23 ditë burg në mungesë, për krimet e vjedhjes, marrjes së mallrave të vjedhura dhe vjedhjes së rëndë, të kryera në provincën e Lucca.

Media e vendit fqinj informon se shqiptari është izoluar në qeli, për të vuajtur në total rreth 8 vite burgim.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?