Kokaina dhe valuta e sekuestruar shqiptarit

Bota

Itali/ Pjesë e një rrjeti trafiku në Peruxhia, arrestohet 27-vjeçari shqiptar! Në makinë dhe banesë i gjenden mbi 100 doza kokaine dhe rreth 5 mijë euro

21 Gusht, 15:01| Përditesimi: 21 Gusht, 15:04

  • Share

Perugia- Një 27-vjeçar shqiptar pa precedentë penalë u arrestua nga karabinierët e Perugia, me akuzën e posedimit me qëllim shpërndarjen e narkotikëve.

I dyshuar si pjesë e një rrjeti trafiku në zonë, ai u lokalizua dhe prangos në një parking, ndërsa po drejtonte makinën.

Karabinierët e kapën menjëherë pasi shqiptari i shiti dozën e radhës me kokainë një klienti. Brenda makinës, oficerët gjetën edhe 9 pako kokaine, me peshë afërsisht 6 gramë dhe 245 euro cash, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës.

Por një kontroll i mëvonshëm i shtëpisë zbuloi 96 pako të tjera kokaine, një peshore precize, materiale paketimi dhe 4645 euro në kartëmonedha me prerje të ndryshme, informon media italiane.

Sasia e kokainës së sekuestruar sugjeron një numër të konsiderueshëm blerësish dhe një rrjet të strukturuar mirë të trafikimit të drogës në zonë.

Gjykatësi i Gjykatës së Perugia, pasi e vlerësoi arrestimin, urdhëroi dëbimin e menjëhershëm të shqiptarit nga Italia.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?