Droga e sekuestruar nga karabinierët italianë

Bota

Itali/ Pjesë e trafikut të drogës, 18-vjeçari shqiptar kapet me mbi 1 kg kokainë të pastër! E kishte kthyer apartamentin në laborator narkotikësh

10 Maj, 09:41| Përditesimi: 10 Maj, 09:51

  • Share

Itali- Mbi 220 doza kokaine në xhepat e tij dhe më shumë se 900 gramë të fshehura në shtëpi.

Një total prej më shumë se një kilogram drogë e cilësisë së lartë që iu sekuestrua një adoleshenti shqiptar.

Policia italiane informoi se arrestoi 18-vjeçarin në zonën e Centro të Genova-s për trafik droge, teksa po heton edhe për organizatën kriminale ku bënte pjesë.

Aksioni mori fill nga raportimet e disa banorëve të Struppës, të cilët kishin vënë re prej kohësh një hyrje-dalje të dyshimtë në një ndërtesë në rrugën ‘Benedetto da Porto’, ku një i ri, i paparë më parë në lagje, hynte e dilte shpesh nga një apartament. 

Karabinierët operuan menjëherë me gjurmime, duke pritur djalin jashtë derës. Pas kontrollit, brenda xhaketës, i riu fshihte tre pako celofani të paketuara me vakum, secila prej të cilave përmbante 50 doza kokaine; në xhepin e xhinseve, një pako cigare me 74 doza të tjera; në total 224 doza (afërsisht 140 gramë) tashmë gati për shitje të mbajtura me vete.

Ata zgjeruan kontrollin më tej, teksa hapën derën e apartamentit ku jetonte. Dy pako të tjera të zbuluara, me pesha afërsisht 800 dhe 121 gramë kokainë, makineri për prodhim dhe paketim, tre peshore precize dhe një sasi të konsiderueshme qesesh celofani dhe plastike, informon media italiane.

Djali, një 18-vjeçar shqiptar, u transferua në burgun e Marassit, në pritje të vërtetimit të arrestimit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?