Itali/ Po festonte përvjetorin e parë me të dashurën! Liam Payne në gjendje jo të mirë shëndetësore, dërgohet me urgjencë në spital

15 Shtator 2023, 12:19| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 12:20

  • Share

Liam Payne është dërguar me urgjencë në spital, teksa ka qënë me pushime me të dashurën e tij, pasi vuante nga dhimbjet e rënda të veshkave.

Këngëtari i "One Direction", u ndje keq gjatë një udhëtimi në Komo të Italisë, ndërkohë që ka qënë me të dashurën e tij, Kate Cassidy, raporton "The Sun".

Ai i’u nënshtrua analizave për të kuptuar problemin e veshkave dhe pritet të qëndrojë në spital të paktën gjashtë, raporton La Repubblica.

Dhimbjet e veshkave i nisën këngëtarit muajin e kaluar, kur iu desh të anulonte të gjitha koncertet në Amerikën Latine për shkak të një infeksioni në veshka.

“Kjo është diçka që nuk do t'ia uroja askujt dhe doktori më urdhëroi të pushoja dhe të shërohesha”, shkroi ai në rrjetet sociale. 

Sipas burimeve të afërta ai kishte shkuar në Itali për festuar përvjetorin e parë të lidhjes së bashku më të dashurën e tij, Kate Cassidy.

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?