Dozat e kokainës dhe eurot cash të sekuestruara

Itali/ Po i shiste dozën e radhës një gruaje, arrestohet shqiptari klandestin! 29-vjeçarit i gjenden kokainë dhe euro cash

9 Shtator, 09:05| Përditesimi: 9 Shtator, 09:11

  • Share

Itali- Një çifti të rinjsh, por që nuk kishin lidhje mes tyre, u arrestua nga karabinierët gjatë fundjavës së kaluar në Milano, teksa u kapën në flagrancë duke shkëmbyer kokainë.

I arrestuari kryesor është një shqiptar 29-vjeçar, emigrant i paligjshëm, që akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike, kurse vajza 33-vjeçare dyshohet si një konsumatorë e drogës dhe po trajtohet me hetim të veçuar.

Mediat raportuan se agjentët e kishin në ndjekje të dyshuarin, i cili bënte lëvizje të çuditshme në zonën e "Scalo Farinit".

Në momentin që ishte duke udhëtuar përgjatë “Via Valtellina”, karabinierët e vunë re 29-vjeçarin që u ndal përmes Curio Dentato dhe pak minuta më pas brenda hipi një 33-vjeçare. Të dy kanë bërë një shkëmbim të dyshimtë dhe në këtë moment policia realizoi ndërhyrjen.

Nga kontrolli i parë u kap doza që po shitej, me 1,44 gramë, por në mjet dhe trupin e të riut u zbuluan prova të tjera, si doza të gatshme me peshë mbi 24 gramë kokainë, në dorezën e makinës 120 euro cash, ndërsa në portofolin e 29-vjeçarit kishte edhe 490 euro të tjera në kartëmonedha të prerjeve të vogla.

Shqiptari rezultoi se ishte një emigrant i paligjshëm në Itali dhe pa aktivitet pune. Ai është arrestuar menjëherë për posedim të lëndëve narkotike për qëllime trafiku. Gruaja e përfshirë në shkëmbim do t'i nënshtrohet hetimeve të mëtejshme për të sqaruar pozicionin e saj.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?