Foto nga vendi i ngjarjes

Bota

Itali/ Po lëvizte me motoçikletë, shqiptari përplaset me makinën! Ndërron jetë

20 Qershor, 12:54| Përditesimi: 20 Qershor, 13:02

  • Share

Itali- Leonard Uruci është shqiptari që ndërroi jetë në Itali pas një aksidenti rrugor.

46-vjeçari po udhëtonte me motoçikletë kur u përplas me një makinë në Milano në rrugën Pisanello rreth orës 21:00 (18 qershor).

Pavarësisht ndihmës së dhënë në spital fatkeqësisht shqiptari nuk arriti t'i mbijetonte plagëve të marra.

Paraprakisht sipas autoriteteve italiane 46-vjeçari, duke drejtuar një Ducati, po vinte nga Piazzale Brescia në drejtim të Piazzale Siena. Në semaforin që kryqëzon rrugën me Via Rembrandt, një shofer i një Peugeot 2008 u kthye djathtas, duke mos i dhënë përparësi Ducatit.

Motoçikleta goditi makinën dhe humbi kontrollin, duke u përplasur me tre automjete të tjera të parkuara.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?