Foto nga aksidenti, makina e bërë copash

Bota

Itali/ Po ndiqeshin nga policia, dy të rinjtë shqiptarë me makinë të vjedhur përplasen në një shtyllë! Njëri vdes, tjetri plagoset

12 Shtator, 11:49| Përditesimi: 12 Shtator, 13:21

  • Share

Tentativa e dy të rinjve shqiptarë për t’u arratisur me një makinë të vjedhur përfundoi në tragjedi mëngjesin e së premtes në Bologna të Italisë. Automjeti tip Audi, që rezultoi e vjedhur, u përplas me një shtyllë teksa po ndiqeshin nga policia. Për pasojë ndërroi jetë Valjero Maksuti, 18-vjeç, ndërsa tjetri, 19-vjeç, u dërgua në spital pa lëndime serioze.

Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur dy të rinjtë po i iknin policisë, e cila i ndaloi në një semafor për kontroll. Por kur semafori u ndez jeshil, ata u larguan me shpejtësi me makinë. Shoferi ishte 19-vjeçari, i cili humbi kontrollin e automjetit në kryqëzimin Via Murri dhe Via dei Lamponi për shkak të shpejtësisë së lartë, duke u përplasur me shtyllën dhe më pas me disa makina të tjera të parkuara.

Në raportin e tyre, oficerët thanë se e humbën nga sytë automjetin, i cili po udhëtonte me mbi 200 km/orë, dhe më vonë e pikasën të përplasur. 19 vjeçari i plagosur nuk rezulton me precedentë penalë, ndërsa 18-vjeçari që vdiq, kishte qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe rezistencë gjatë arrestimit nga policia.

Brenda makinës, ata gjetën një dorezë dhe mjete për vjedhje. Pronari i makinës (e vjedhur midis 8 dhe 9 shtatorit) mbërriti gjithashtu në Via Murri, i tronditur: "Nuk mund ta besoj që një i ri vdiq në makinën time."

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Labèria: 12/09/2025 12:12

    Shpresoj qè tè mos jetè prishur shtylla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?