Karburanti ku u arrestua shqiptari

Bota

Itali/ Po qëndronte pranë një karburanti, nervozizmi zbulon shqiptarin në trafik droge! I gjendet kokainë, ishte i skeduar më parë

21 Mars, 08:30| Përditesimi: 21 Mars, 08:32

  • Share

Padova- Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme (20 mars) nga Karabinierët e Seksionit të Kompanisë Padova, me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin.

Operacioni u zhvillua gjatë një patrullimi, kur ekuipazhi i karabinierëve vendosi të kontrollonte të riun krejt rastësisht, i cili ndodhej në një pikë karburanti në ‘Via Venezia’.

Sjellja nervoze dhe e acaruar e 23-vjeçarit zgjoi dyshimet e ushtarakëve, të cilët më pas vazhduan me kontroll personal. Brenda xhepave të pantallonave u gjetën nëntë pako me kokainë, me peshë totale 2.6 gramë (9 doza), gati për shitje.

I riu, i skeduar më parë nga policia, u arrestua dhe u dërgua në qelitë e paraburgimit në Padova, në pritje të seancës për masë sigurie, informon media italiane.

Mëngjesin e sotëm gjyqtari ka vërtetuar arrestimin dhe ka urdhëruar hetimet e nevojshme për rastin.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?