Një 59-vjeçar shqiptar po lufton me vdekjen në spital, teksa është gjetur i plagosur rëndë mëngjesin e djeshëm, me një plagë plumbi në kokë.
Dyshimet e para janë për një atentat për motive e rrethana për të cilat policia italiane po heton, pasi nuk përjashtohen konfliktet apo një ngjarje aksidentale, ku dikush nga zona provonte armën e tij nga shtëpia për qitje.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30 të ditës, në zonën e Alta të Padovës, në rrugën Casoni në Fontaniva. Viktima është identifikuar si Fatos Cenaj, banor i qytetit.
Karabinierët e Njësisë Hetimore shkuan menjëherë në skenën e krimit dhe po hetojnë në vendngjarje.
Disa shoferë në tranzit vunë re një çiklist në tokë, i identifikuar më vonë si Fatos Cenaj dhe menduan se ishte një aksident rrugor. Paramedikët e 118 mbërritën menjëherë në vendngjarje. Vetëm pas pak minutash inspektimi, stafi mjekësor e kuptoi menjëherë se rënia nga biçikleta ishte shkaktuar nga diçka shumë më serioze.
“Burri, një 59-vjeçar nga Fontaniva me origjinë nga Shqipëria, kishte një plagë me armë zjarri në fytyrë. Ai u stabilizua dhe u transportua në spital me urgjencë ekstreme. Ai është në një prognozë të rezervuar në rrezik për jetën. Punonjësit e shëndetësisë që u kujdesën menjëherë për të po bëjnë gjithçka që munden për ta shpëtuar. Sapo u kuptua se nuk ishte një rënie normale, por një situatë shumë më delikate, Karabinierët e Njësisë Hetuese të Departamentit të Operacioneve të komandës provinciale të Padovës mbërritën në Fontaniva”, informoi media italiane.
Për momentin, për arsye të dukshme, nuk përjashtohet asnjë pistë. Ndër më të akredituarat është hipoteza se dikush e goditi nga një makinë në lëvizje dhe pista e parë shihet ajo e një hakmarrjeje të mundshme.
Një tjetër hipotezë është konflikti në zonë, ose që dikush nga shtëpia donte të provonte një pushkë dhe aksidentalisht goditi burrin fatkeq, i cili po udhëtonte për relaks me biçikletë.
Policia ka marrë edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në zonë, të mbikëqyrjes me video të bashkisë që ndodheshin në zonë.
Disa dëshmitarë të incidentit u intervistuan për orë të tëra në stacionin e policisë për të zgjidhur misterin. Në pyetje po merren edhe familjarët e shqiptarit.
Komente
