Dhoma e fshehtë në bagazh ku ishte fshehur kokaina

Bota

Itali/ Po trafikonin 30 kg kokainë në kantierin detar, në pranga 32-vjeçari shqiptar dhe italiani

14 Shkurt, 08:40| Përditesimi: 14 Shkurt, 09:05

  • Share

Itali- Policia italiane ka finalizuar një operacion në Empoli për goditjen e një rrjeti narkotrafiku.

Dy persona u arrestuan, mes të cilëve një shqiptar, ndërsa u sekuestruan teksa po trafikoheshin, edhe mbi 30 kilogramë kokainë, që vlente në tregun e pakicës disa milionë euro.

Policia informoi se shqiptari i arrestuar është 32 vjeç, kurse miku i tij italian, një 50-vjeçar.

Aksioni u krye nga oficerët në “Via della Motta”, pranë një kantieri, ku ata vunë re një italian duke mbërritur në një motoçikletë. Ai është futur në njërën prej aksesorëve të kantierit, i ndjekur nga pas nga shqiptari me makinë. Të dy, pasi kanë qëndruar për disa kohë brenda në pallat, janë drejtuar drejt një makine që ishte parkuar aty pranë. 

Oficerët e policisë, të vendosur jashtë, vëzhguan 50-vjeçarin të hipte në sediljen e shoferit dhe 32-vjeçarin në sediljen e pasagjerit. Ky i fundit, pasi u palos sedilja e pasme, nxori diçka nga bagazhi, mesa duket një nga pakot e drogës dhe më pas u kthye brenda zyrave të kantierit detar, me objektin që sapo kishte marrë. 

Në atë moment, nisur nga rrethanat, kanë ndërhyrë dhe oficerët. Forca të tjera u bashkuan për kontroll dhe në total u sekuestruan 28 pako me drogë.

Sipas policisë, lënda narkotike ishte futur në një dhomëz të fshehtë në pjesën e bagazhit, e sofistikuar dhe vendosur në magnet, me ndarje nën dyshemenë kryesore, informon media.

Gjithashtu u sekuestrua një peshore elektronike precize dhe materiale të ndryshme që dyshohet se përdoren për ambalazhim. Prokuroria e Firences urdhëroi arrestimin e menjëhershëm të tyre dhe thellimin e hetimeve për të zbuluar organizatën e trafikut. 

Dhoma e fshehtë në bagazh ku ishte fshehur kokaina

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?